Ardit Tahiri e fiton Kupën e Finlandës me HJK-në

Ardit Tahiri e fiton Kupën e Finlandës me HJK-në

Sulmuesi kosovar Ardit Tahiri ia ka bërë sefte trofeve në Finlandë, te skuadra e HJK Helsinkit.

Ish ylli i Llapit e fitoi Kupën e Finlandës, pasi HJK mposhti KuPS me rezultat minimal 1:0.


Tahiri u inkuadrua në minutën e 70-të, duke e zëvendësuar golashënuesin Temmu Pukki.

Për Tahirin kjo ishte paraqitja e tretë në fanellën e skuadrës finlandeze, por që ende nuk e ka gjetur fatkeqësisht rrugën drejtë rrjetës.

Ai ka zhvilluar edhe dy ndeshje si kampionat, por që nuk ishte nga minuta e parë pasi kuptohet para tij është Pukki, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme./Telegrafi/