Ardian Shala: Reçani do të zgjedhë drejt, me urtësi e dashuri për vendin​

Ardian Shala: Reçani do të zgjedhë drejt, me urtësi e dashuri për vendin​

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Suharekës, Dr. Ardian Shala, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e fshatit Reçan, të cilin e quajti “fshati i të madhit Abdyl Ramaj, i pleqnarëve e i luftëtarëve që i kanë dhënë shumë Suharekës dhe Kosovës”.

Në këtë takim, Shala ka ndarë vizionin e tij dhe të LDK-së për një qeverisje të përgjegjshme që, sipas tij, do të fokusohet në arsim cilësor, shërbime publike dinjitoze, zhvillim të turizmit dhe një ekonomi lokale të qëndrueshme.


“Reçani di të zgjedhë drejt, me mend, me urtësi dhe me dashuri për vendin, prandaj ka vendosur ta zgjedhë LDK-në. Kësaj here, bashkë do ta kthejmë Suharekën në rrugën e zhvillimit dhe dinjitetit,” ka deklaruar Shala.

Ai ka shtuar se fushata e tij po mbështetet në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe në angazhimin për një administratë komunale që ofron zgjidhje reale për nevojat e komunitetit.