Ardian Shala prezanton platformën online të premtimeve për Suharekën

Ardian Shala prezanton platformën online të premtimeve për Suharekën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, ka prezantuar sot platformën online të premtimeve, një mjet i ri digjital për transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Sipas Shalës, kjo platformë është krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të informohen në kohë reale për programin qeverisës të LDK-së në Suharekë dhe për ecurinë e zbatimit të premtimeve në çdo lagje e fshat të komunës.


“Përmes kësaj platforme, secili prej jush do të ketë mundësi të shohë çfarë kemi premtuar dhe si po ecim me realizimin e këtyre zotimeve. Kjo është mënyra jonë për të qenë të hapur dhe të përgjegjshëm para jush,” ka deklaruar Shala.

Ai ka shtuar se gjatë takimeve me qytetarët, programi i tij është pasuruar me ide dhe sugjerime të reja që reflektojnë nevojat reale të banorëve të Suharekës.