Edhe pse vetëm 9 vjeçe, vogëlushja nga Gjilani, Ardea Selimi, ka zbuluar herët pasionin dhe talentin e saj për muzikën.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku tregoi më shumë për dashurinë ndaj muzikës dhe mënyrën se si e zbuloi këtë pasion.
“Njëherë ishim duke qëndruar me mamin dhe ajo më pyeti nëse do të bëhesha këngëtare. Unë i thashë po, e ajo më testoi”, tha Ardea.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë:


