Arbnor Muja ia bën ‘sefte’ me gol te St.Truiden, shënon në fitoren ndaj Mechelen

Arbnor Muja ia bën ‘sefte’ me gol te St.Truiden, shënon në fitoren ndaj Mechelen

Sulmuesi shqiptar Arbnor Muja ka shënuar golin e parë në fanellën e skuadrës belge St.Truiden, ndaj KV Mechelen.

Mysafirët triumfuan me rezultat 1-3, ku golin e barazimit u përkujdes ta shënonte anësori kosovar.


Muja u tregua i saktë nga pika e bardhë (74’), sfidë në të cilën u inkuadrua pas vetëm 18 minutave lojë shkaku i lëndimit të Van Helden.

Muja ende s’e ka fituar vendin titullar te Truiden, megjithatë me këtë gol situata mund të përmirësohet për ish yllin e Dritës.

St.Truiden ndërkohë me këtë fitore shkon në kuotën e 17 pikëve, gjashtë më pak se lideri Royale Union./Telegrafi/