Arbër Ismajli për Alban Hysenin: U kam thënë njerëzve, nëse bëhem si ky, shkelma qitmëni prej këtu (VIDEO)

Arbër Ismajli për Alban Hysenin: U kam thënë njerëzve, nëse bëhem si ky, shkelma qitmëni prej këtu (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Arbër Ismajli sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni për më shumë se tri vjet, siç tha ai, ka fjetur.

Madje, Ismajli tha se u ka thënë njerëzve që nëse bëhet si Hyseni, siç tha ai, ta largojnë nga aty.

“Kryetari i komunës tri vjet e gjysmë ka fjetur, pesë a gjashtë muajt e fundit ka filluar me bë diçka, me hap diku një gropë, sinqerisht është e gërditshme”.

“Unë kudo që kam shkuar u kam thënë njerëzve, atë ditë që të bëhem kështu siç është ky sot, shkelma qitmëni prej këtu”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post Arbër Ismajli për Alban Hysenin: U kam thënë njerëzve, nëse bëhem si ky, shkelma qitmëni prej këtu (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.