Dinamo Zagreb e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Fabio Cannavaron. Ky është lajmi i fundit që jipet në mediat kroate.
Drejtuesit e klubit morën vendim në mëngjesin e sotëm duke mos i dhanë as shansin e fundit për drejtimin e skuadrës ndaj Osijekut. Ish-topi i Artë e ka drejtuar gjigantin kroat vetëm 100 ditë.
Shkarkimi i Cannavaros mund të jetë një lajm i mirë edhe për Arbër Hoxhën pasi që nën drejtimin e tij istogasi nuk gjente shumë minutazhë në fushë.
Derisa të merret një vendim për një menaxher të ri të dhomave të zhveshjes, ka të ngjarë që skuadra të drejtohet nga ndihmësi i Cannavaro, Sandro Perković./Indeksonline/