E mërkurë, 30 Prill, 2025
spot_img
HomeShowbizArbër Hajdari flet pas Big Brother: Ka dyfytyrësha plot, njëri më shau...

Arbër Hajdari flet pas Big Brother: Ka dyfytyrësha plot, njëri më shau pastaj më përqafoi – Telegrafi

Opinionisti i katër edicioneve të Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ftesë në 5”.

Ai ka folur për eksperiencën e tij në këto katër vite dhe për problemet që ka hasur.

Mes tjerash, Arbëri thotë se ka pasur dyfytyrësha shumë, të cilët i kanë ndërruar qëndrimet për një javë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kemi pasur dyfytyrësha boll. Kanë mbajtur dy qëndrime në një javë, dy qëndrime të ndryshme sepse ashtu i ka leverdisur. Nuk është etike t’i përmendi, Big Brother ka mbaruar”, u shpreh ai.

I njëjti tregoi një rast me një person që kishte, i cili e kishte sharë në rrjete sociale e më pas në takim shkoi për ta përqafuar.

“E kam rastin me një person që më shau në rrjete sociale në nja dy vende dhe më pas kur u takova m’u hodh në krahë më përqafoi edhe i them si ke qenë mirë, kam qenë me nerva nuk kam pasur gjë me ty. Më pas bëri fotografi me mua dhe e postoi”, tha ai ndër tjerash.

Arbëri duhet theksuar se është pjesë e Big Brother VIP në rolin e opinionistit që nga fillimi i këtij spektakli. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT