Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka bërë një reagim të pazakontë përmes rrjeteve sociale, për sa i përket veturave elektrike Tesla.
Përmes një postimi në Instagram, ku ka shpërndarë një fotografi nga brenda një veture, ajo ka bërë një thirrje publike:
“A mund të mos i normalizojmë veturat Tesla, të lutem? Sidomos në Dubai”.
Foto: Arbenita Ismajli / Instagram
Ende nuk dihen arsyet konkrete që qëndrojnë pas këtij qëndrimit të saj. Megjithatë, postimi është bërë ndërsa ajo ndodhet në Dubai.
Vlen të përmendet se Arbenita Ismajli është shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për angazhimet e saj si modele, por edhe për jetën personale.
Ajo ka qenë në fokus të mediave pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, reperi i njohur Feron Shabani, me të cilin ka një vajzë.