Apple ka prezantuar një seri pajisjesh të reja, duke përfshirë modelet e fundit të iPhone, Apple Watch dhe AirPods.
Megjithatë, një kontroll në Apple.com tregon se disa produkte të mëparshme nuk janë më të disponueshme në katalogun zyrtar. Pajisjet që kompania me bazë në Cupertino i ka tërhequr pas ngjarjes “Awe Dropping” janë:
iPhone 16 Pro, iPhone 16 Pro Max
iPhone 15, iPhone 15 Plus
Apple Watch Ultra 2, Apple Watch Series 10, Apple Watch SE 2
AirPods Pro 2
Ky veprim është pjesë e ritualit vjetor të Apple-it – tërheqja e pajisjeve të vjetra pas prezantimit të modeleve të reja me specifikime të përmirësuara. Kjo jo vetëm thjeshton ofertën e kompanisë, por gjithashtu inkurajon përdoruesit të blejnë modelet më të fundit.
Pajisjet e tërhequra mund të gjenden ende te shitësit online, distributoret e autorizuar dhe në tregun e përdorur, ose si pajisje të rinovuara.
Linja aktuale e iPhone-ve përfshin: iPhone 17, iPhone 17 Pro/Pro Max, iPhone 17 Air, iPhone 16e dhe modelin bazë të vitit të kaluar, iPhone 16.
Në kategorinë e orëve inteligjente: Apple Watch Ultra 3, Apple Watch Series 11, Apple Watch SE 3 dhe Apple Watch Hermès bazuar në Series 11.
Për kufjet: AirPods Pro 3, AirPods 4 dhe AirPods Max.
Të gjitha produktet e reja të prezantuara në ngjarjen “Awe Dropping” do të jenë në shitje që nga 19 shtatori.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!