E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAplikantët e provimit në Mjekësi ankohen për gabime teknike në test (VIDEO)

Aplikantët e provimit në Mjekësi ankohen për gabime teknike në test (VIDEO)

Pikën e shndërruan në shenjën matematikore të shumëzimit.

Kështu thonë aplikantët që nuk u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë këtë vit, raporton Klan Kosova.

Sipas tyre, keqformulimi i kësaj pyetje në Kimi për të dy grupet në provimin pranues i penalizoi ata.

Gabime teknike dhe keqvlerësim këta pretendojnë se ka pasur edhe në lëndën e Biologjisë.

Aplikantët të cilët mbetën jashtë listës pranuese në UP, thanë se janë ankuar fillimisht në dekanat, por pa sukses.

Theksojnë se nëse as këto organe nuk marrin masa, rastin do ta dërgojnë edhe në gjykatë.

Televizioni gjatë të enjtes ka dërguar pyetje rreth kësaj situate në të gjitha organet e lartcekura nga aplikuesit, por nuk mori sqarim. /Klankosova.tv

The post Aplikantët e provimit në Mjekësi ankohen për gabime teknike në test (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT