OpenAI thotë se versioni më i fundit i mjetit të saj të Inteligjencës Artificiale (IA) nga teksti në video, Sora, u shkarkua mbi një milion herë në më pak se pesë ditë – duke arritur këtë moment historik më shpejt se sa ChatGPT në lansçim.
Aplikacioni, i cili ka kryesuar listat e Apple App Store në SHBA, gjeneron video nga udhëzime të thjeshta me tekst.
Shifrat u njoftuan në një postim X nga shefi i Sora, Bill Peebles, i cili tha se “rritja e shpejtë” erdhi edhe pse aplikacioni ishte i disponueshëm vetëm për njerëzit në Amerikën e Veriut që kishin marrë një ftesë.
Por trajtimi i materialeve me të drejtë autori – dhe imazheve të figurave publike të vdekura – ka tërhequr kritika të konsiderueshme në internet pavarësisht rritjes.
OpenAI thotë se po e përshtat qasjen e saj ndaj këtyre çështjeve.
Më 4 tetor, Z. Altman shkroi në blog se firma kishte “mësuar shpejt nga mënyra se si njerëzit po e përdorin Sora-n dhe po merrte reagime nga përdoruesit, mbajtësit e të drejtave dhe grupe të tjera të interesuara”.
Ai tha se firma do t’u “u jepte mbajtësve të të drejtave kontroll më të detajuar mbi gjenerimin e personazheve” – dhe tregoi se kishte plane për një formë të ndarjes së të ardhurave në të ardhmen. /Telegrafi/