E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeApeli nga sot punon me orar të shkurtuar, shkak temperaturat

Apeli nga sot punon me orar të shkurtuar, shkak temperaturat

Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se nga sot do të punojë me orar të shkurtuar, shkaku i temperaturave të larta.

Kjo gjykatë thekson se me këtë orar të reduktuar punon duke iu referuar vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të muajit të kaluar.

“Gjykata e Apelit e Kosovës njofton se, në bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nr.261/2025, të datës 27 qershor 2025, si dhe për shkak të ndryshimeve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet kompetente për temperatura jashtëzakonisht të larta në ditët në vijim, nga sot, kjo gjykatë do të punojë me orar të reduktuar.

Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës, në bazë të rrethanave teknike”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv

 

The post Apeli nga sot punon me orar të shkurtuar, shkak temperaturat appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT