Wednesday, January 14, 2026
spot_img
HomeLajmeApeli ia zbut dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se...

Apeli ia zbut dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj

Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë një vendim për rastin e njohur të Tom Dodaj, duke ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykata ia ka ulur dënimin  Tom Dodajt,  i cili akuzohet shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.

Gjykata, pasi shqyrtoi ankesën e paraqitur nga avokati Agron Kuqi, gjykata e shkallës së dytë ka vendosur të ulë dënimin e Dodaj nga 5 vite burgim në 3 vite burgim dhe një gjobë prej 3 mijë euro, lidhur me veprën penale të importit, eksportit dhe shitjes së armëve të paautorizuara.

Në arsyetim të aktgjykimit, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë ishte tepër i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat lehtësuese, si pranimi i fajësisë nga Dodaj, pendimi i tij dhe gatishmëria për bashkëpunim.

Dodaj ngarkohet me vepren penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Ai e kishte pranuar fajësinë mbi këtë vepër, mirëpo nuk po pajtohet me lartësinë e dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT