E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeAP raporton për rritjen e tensioneve para tubimit proqeveritar në Serbi për...

AP raporton për rritjen e tensioneve para tubimit proqeveritar në Serbi për të kundërpeshuar protestat e studentëveSinjali

Associated Press ka raportuar për rritje të tensioneve në Serbi këtë të shtune para protestës në mbështetje të presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili u zotua ta rimarrë kontrollin pas muajve të tërë të protestave masive kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin, transmeton Gazeta Sinjali.

Vuçiq, shkruan AP, po përpiqet të shuajë një lëvizje mbarëkombëtare të udhëhequr nga studentët universitarë, të cilët kërkojnë drejtësi për viktimat e shembjes së mbulesës së një stacioni treni në nëntor, ngjarje kjo që la 16 të vdekur dhe për të cilën shumëkush fajëson korrupsionin e përhapur në institucionet shtetërore.

Studentët serbë u raportua se bllokuan mëngjesin e sotëm kryqëzimin para hyrjes në Novi Pazar për të penguar autobusët e SNS të nisen drejt Beogradit për tubimin “Nuk e japim Serbinë”, por policia ndërhyri ashpër, duke i shtyrë dhe shkelur ata.

Ndërkohë, mediat proqeveritare në Serbi kanë filluar të promovojnë pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve nga e gjithë Serbia në tubimin e sotëm “Nuk e japim Serbinë”, i cili pritet të mbahet në orën 19:00 në Beograd. Në këtë ngjarje do të mbajë fjalim edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT