E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeAnulohet dasma e djalit të Netanyahu pas tensioneve Izrael-Iran

Anulohet dasma e djalit të Netanyahu pas tensioneve Izrael-Iran

Pas përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, është anuluar dasma e Avner Netanyahu, djalit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e cila ishte planifikuar të mbahej të hënën në kibucin Yakum, shkruan Gazeta Sinjali.

Ceremonia kishte shkaktuar reagime të forta dhe thirrje për protesta nga lëvizjet kundër qeverisë. Masat e sigurisë ishin jashtëzakonisht të rrepta, me rrethim me tela me gjemba dhe mbyllje të hapësirës ajrore përreth.

Çifti vendosi të mos ftojë figura politike për të shmangur tensionet në një kohë delikate, por kundërshtarët kritikuan organizimin duke theksuar se shumë pengje izraelitë mbeten ende të bllokuar në Rripin e Gazës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT