E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeAntoviq pranon fajësinë për sulm ndaj KFOR-it, Prokuroria propozon dënim prej 5...

Antoviq pranon fajësinë për sulm ndaj KFOR-it, Prokuroria propozon dënim prej 5 vjetësh burgim

I akuzuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, Millosh Antoviq dhe Prokuroria Speciale kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale. 

Antoviq është pajtuar me akuzat për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve”.  

Prokuroria ka propozuar që të shqiptohet dënim unik prej 5 vjetësh burgim dhe gjobë 20 mijë euro./Klankosova.tv. 

The post Antoviq pranon fajësinë për sulm ndaj KFOR-it, Prokuroria propozon dënim prej 5 vjetësh burgim appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT