E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeAntoviq dënohet me 4 vjet e 11 muaj burg për sulm ndaj...

Antoviq dënohet me 4 vjet e 11 muaj burg për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të pandehurit M.A (Millosh Antoviq), i cili akuzohej për ushtrim dhune gjatë protestës së 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit.

Sipas aktakuzës së PSRK-së, M.A. është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim efektiv si dhe me 20 mijë euro gjobë, transmeton Klankosova.tv.

Ai ngarkohej me disa vepra penale, përfshirë: sulm ndaj personit zyrtar (KFOR-it), pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotropike, posedim të paautorizuar të armëve.

Në një reagim në Facebook, Prokuroria Speciale thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues dhe zbatimin e ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Antoviq pranon fajësinë për sulm ndaj KFOR-it, Prokuroria propozon dënim prej 5 vjetësh burgim

The post Antoviq dënohet me 4 vjet e 11 muaj burg për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT