E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeAntonio Rudiger i nënshtrohet operacionit, do të qëndrojë jashtë fushave për 6-8...

Antonio Rudiger i nënshtrohet operacionit, do të qëndrojë jashtë fushave për 6-8 javë

Sezoni për Antonio Rudigerin thuajse ka përfunduar, pasi mbrojtësi gjerman i është nënshtruar një operacioni në meniskus.

Lajmi ka ardhur pas një periudhe të gjatë vuajtjesh, ku Rudiger ka luajtur për më shumë se shtatë muaj me dhimbje të forta. Operacioni është konsideruar si një sukses, por mbrojtësi pritet të qëndrojë jashtë fushave për 6 deri në 8 javë.

Në një postim të tij në X, Rudiger ka shpjeguar se dhimbjet e kishin shoqëruar gjatë një periudhe të gjatë, duke theksuar se operacioni ishte i pashmangshëm.

Ai gjithashtu shprehu dëshirën për të rikuperuar sa më shpejt dhe për të vazhduar me angazhimet e tij të mëdha, si Liga e Kombeve dhe Kupa e Botës për Klube, që do të zhvillohen në muajt në vijim.

“Pasi kam luajtur për më shumë se shtatë muaj me dhimbje të forta, për fat të keq ishte e pashmangshme që të më duhej t’i nënshtrohesha një operacioni në meniskus. Tanimë në fund jam përsëri pa dhimbje dhe operacioni ishte një sukses. Faleminderit ekipit mjekësor. Dua të jem në gjendje të luaj përsëri sa më shpejt të jetë e mundur, pasi dy turne të mëdhenj si Liga e Kombeve dhe Kupa e Botës për Klube janë përpara meje, por tani duhet të shikoj nga java në javë dhe do të shohim. Do të bëj gjithçka që të ndodhë. Shihemi së shpejti dhe kujdesuni për veten tuaj”, ka shkruar Rudiger.

Ky operacion vjen pas reagimit të tij agresiv në fund të finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Rudiger pritet të marrë një dënim prej 12 ndeshjesh moslojë për incidentin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT