Antiplumbë, uniforma, karikatorë e AK-47 gjenden në Zveçan, dyshohet se lidhen me rastin Banjska

Antiplumbë, uniforma, karikatorë e AK-47 gjenden në Zveçan, dyshohet se lidhen me rastin Banjska

Policia e Zveçanit ka njoftuar se kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje të  tjera ushtarake.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka të bëjë me rastin Banjska, transmeton Klankosova.tv.

Tutje Policia ka bërë të ditur se mjetet e  dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si në vijim:

1 Uniformë ushtarake kamufluese,

5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,

5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,

4 pale pantallona ushtrak,

4 jakne ushtarake,

3 fotrolla të radiolidhjeve,

1 antiplumb,

2 rripa brezi ushtarak

1 jelek taktik,

1 çantë taktike

1 helmetë e gjelbër

1 kapelë, dhe

1 dritë rrotative

Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime.

Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska.

The post Antiplumbë, uniforma, karikatorë e AK-47 gjenden në Zveçan, dyshohet se lidhen me rastin Banjska appeared first on Klan Kosova.