Një studim i madh sugjeron se antidepresivët që merren nga miliona pacientë mund të përshpejtojnë humbjen e kujtesës për disa pacientë.
Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se pacientët me demencë që përdornin inhibitore të riabsorbcionit selektiv të serotoninës (SSRI) kishin një rënie më të shpejtë të funksionit të trurit krahasuar me ata që nuk përdornin këto ilaçe, transmeton klankosova.tv.
Sipas të dhënave të NHS, rreth 5.4 milionë pacientë janë aktualisht në trajtim me SSRI, duke i bërë këto antidepresivët më të përdorur në Angli.
Gjithashtu, këto ilaçe shpesh përshkruhen edhe për pacientët me demencë për të luftuar ndryshimet e humorit dhe të sjelljes që shpesh zhvillohen gjatë përparimit të kësaj gjendjeje.
Në studimin e kryer nga Instituti Karolinska, ekspertët shqyrtuan të dhënat e pothuajse 19,000 pacientëve me demencë me një moshë mesatare prej 78 vitesh. Rreth një e pesta e këtyre pacientëve ishin të trajtuar me antidepresivë, ndërkohë që shumica (65 për qind) po merrnin SSRI.
Ekspertët siç shkruan mail online, ndoqën pacientët për një periudhë mesatare prej katër vitesh dhe krahasuan rezultatet e testeve të kujtesës, duke matur aftësinë për të rikujtuar informacion si data, viti dhe lista fjalësh, me kalimin e kohës.
Ata që merrnin këto ilaçe panë një rënie shtesë prej 0.3 pikësh në vit në rezultatet e testeve të kujtesës, krahasuar me ata që nuk po trajtoheshin për depresion.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>