Anthropic nisi konferencën e parë Code with Claude ditën e sotme me lançimin e një sistemi të ri AI. Kompania e quan Claude Opus 4 dhe thotë se është modeli më i mirë në botë i kodimit.
Sipas Anthropic, Opus 4 është shumë më mirë në kodim që kërkon ndjekjen e disa mijëra hapave duke i dhënë kështu një aftësi për të punuar në mënyrë autonome për disa orë me radhë.
Për më tepër modeli i ri mund të përdor paralelisht disa mjete softueri dhe është përmirësuar në ndjekjen e udhëzimeve me saktësi më të lartë.
Si rezulat Opus 4 pozicionohet në mënyrë ideale për të fuqizuar agjentët e ardhshëm AI. Këto sisteme janë dizajnuar për të planifikuar dhe kryer veprime komplekse pa mbikëqyrjen njerëzore. Ato përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt inteligjencën artificiale të përgjithshme (AGI.)
Në testimet konsumatore, Anthropic tha se shikoi Opus 4 të punojë për 7 orë me radhë, ose thuajse një ditë të plotë pune. Është një arritje e madhe për sistemet a agjentëve AI që kompania dëshiron të ndërtojë.
Një tjetër arsye pse Opus 4 është i gatshëm për tu përdorur në krijimin e agjentëve më të mirë AI është sepse në 65 përqind të rasteve ka më pak gjasa ti bjerë shkurt për zgjidhjen e një detyre.
Kompania thotë se sistemi demonstron aftësi të shkëlqyera kujtese veçanërisht kur zhvilluesit i japin qasje në të dhëna lokale. Për të inkurajuar zhvilluesit të provojnë Opus 4, Anthropic do ta bëjë Claude Code, agjentin e saj AI të kodimit, të disponueshëm gjerësisht duke integruar në Visual Studio Code dhe JetBrains.
Edhe nëse nuk je programues, Anthropic ka menduar për ju. Kjo sepse, krahas modelit Opus 4, kompania prezantoi një version të ri të modelit Sonnet. Ashtu si Claude 3.7 Sonnet në të kaluarën dhe Opus 4, sistemi i ri është një model hibrid për arsyetim, që do të thotë se mund të ekzekutojë kërkesat pothuajse menjëherë dhe të përfshihet në arsyetim të zgjeruar.
Si përdorues, kjo të ofron një chatbot që përfaqëson më të mirën nga të dy botët – i aftë të përballojë probleme komplekse kur është e nevojshme. Ai gjithashtu përfshin shumë nga përmirësimet që gjenden në Opus 4, përfshirë aftësinë për të përdorur mjete paralelisht dhe për të ndjekur udhëzimet me përpikëri më të madhe.
/PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0