Anthony Davis duhet të mbajë syze për pjesën tjetër të karrierës së tij: Do të dukem si Horace Grant

Anthony Davis duhet të mbajë syze për pjesën tjetër të karrierës së tij: Do të dukem si Horace Grant

Një nga basketbollistët më të mirë të NBA-së, Anthony Davis, do të duhet të mbajë syze gjatë ndeshjeve për pjesën tjetër të karrierës së tij.

Këto janë syze mbrojtëse që Davis do t’i vendos sa herë që do të jetë në fushë në të ardhmen, pasi një rekomandim të tillë e mori nga një mjek.


Konkretisht, Davis së fundmi iu nënshtrua një operacioni për shkëputjen e retinës, dhe tani ai vetë ka njoftuar se do të duhet të mbajë syze për pjesën tjetër të karrierës së tij.

Në ditën mediatike të Mavericks, Davis pati skuqje të konsiderueshme të syve nga pikat për sy që përdor pas operacionit.

Gjatë një bisede me gazetarët, Davis tha se tani do të duket si ish-ylli i NBA-së, Horace Grant, në fushë. Kujtojmë se syze kanë mbajtur edhe lojtarë më të famshëm si Amar’e Stoudemire dhe Kareem Abdul-Jabbar.

Rastësisht, Davis mbante syze me recetë që kur ishte fëmijë, përpara se të vendoste të kalonte në përdorimin e lenteve të kontaktit.

Edhe pse njihej për mbajtjen e syzeve për tre vjet në shkollën e mesme, ai ka refuzuar të mbajë syze në NBA në të kaluarën. Tani është i detyruar ta bëjë këtë. /Telegrafi/