E mërkurë, 30 Prill, 2025
spot_img
HomeSportAntetokounmpo përplaset me babain e yllit të Indiana Pacersit pas përfundimit të...

Antetokounmpo përplaset me babain e yllit të Indiana Pacersit pas përfundimit të ndeshjes së play-offit – Indeksonline.net

Mbrëmë u zhvillua ndeshja e playoffit në NBA midis Milwaukee Bucks-it dhe Indiana Pacers-it.

Por ajo që mori vëmendje në ndeshjen e mbrëmshme ishte përplasja e yllit grek të Milwaukeet, Giannis Antetokounmpo me John Hailburton, babain e yllit të Pacers-it, Tyrese Hailburton.

Më pas, Antetokounmpo u tha gazetarëve se plaku Haliburton iu afrua në dysheme, ndërsa valëviste një peshqir me imazhin e të birit.

“Mendova se ishte një tifoz, por pastaj e kuptova se ishte babai i Tyreset”, tha Antetokounmpo, derisa e bëri të qartë respektin për mbrojtësin e Pacers-it.

“Ishte babai i tij… që erdhi në dysheme dhe më tregoi një peshqir me fytyrën e të birit”, vazhdoi Antetokounmpo përpara se të parafrazonte John-in. Kjo është ajo që bëjmë. Kjo është ajo që bëjmë me të vërtetë. Mendoj se kjo është shumë, shumë mungesë respekti”, shtoi Antetokounmpo.

Edhe Tyrese Haliburton u pajtua.

“Nuk mendoj se babai im kishte të drejtë”, tha Tyrese pas ndeshjes, duke shtuar se priste të fliste si me të atin ashtu edhe me Antetokounmpon rreth incidentit.

Kujtojmë se Indiana Pacers arriti të mposhtte Milwaukee Bucks-in, me rezultat të ngushtë 118-119, duke fituar serinë 4-1 dhe, duke arritur kualifikimin në fazën tjetër./IndeksOnline/

//platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT