Zjarrfikësit janë heronj të heshtur që rrezikojnë jetën e tyre pa kursim, por shumë prej tyre përballen me kushte të rënda pune. Njëri prej tyre, Demush Musliu, zjarrfikës në komunën e Gjilanit, ka folur për vështirësitë e jashtëzakonshme me të cilat përballet çdo ditë.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Musliu tregoi se së fundmi ka pranuar një vërejtje nga drejtori pasi që sipas tij, ka folur mbi kushtet në një intervistë.
“Ka pasur shumë zjarre, por fatkeqësisht në kushte jo të mira pune, mungesa e mjeteve dhe pajisjeve. Kemi cilindra ku janë shumë të vjetra, të viteve 84 dhe 85, ka të reja por nuk na japin. Edhe pse aparati i frymëmarrjes duhet të jetë pajisje e përbashkët, ajo duhet të jetë personale. Me pajisje që kemi ne aty, nuk e di pse menaxhmenti ka vendosur të mos i përdorim ato, por të vjetrat. Mora vërejtje se tregova gjendjen reale e cila është shumë e rëndë. Ka pasur ditë që nuk kam mundur të flejë duke parë kolegët e mi se në çfarë kushte janë. Ju garantoj që nuk kam parë kurrkund. Kam pritur që po rregullohen kushtet, nuk mund të rrish aty. Ne jemi duke u abuzuar. Mora ndëshkim në vend se të vijë dikush me e pa gjendjen. Më 17 korrik na sollën ujin, kërkesa është bërë në prill, merreni me mend sa zjarre janë aktive. Më 12 korrik një incident u tentua të fshihej. Automjetit iu këput rrota sepse nuk ka qenë në rregull, e kam paralajmëruar. Ka edhe më keq. A bëhet benzina bashkë me zjarrfikësin. Automjeti rri ndër hije për shkak se i ashtuquajturi zëvendëskomandanti e përdor për letra, a rrezikohen letrat apo zjarrfikësit? Ne rrimë në kushte të mjerueshme. Gjashtë muaj një bojler nuk e kanë sjell, jemi 45 zjarrfikësa”, u shpreh Musliu i revoltuar, njofton Klankosova.tv.
The post Ankohet zjarrfikësi i Gjilanit: Po abuzohemi, kemi kushte të mjerueshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.