E hënë, 28 Prill, 2025
spot_img
HomeSportAnkohet Feronikeli ’74, kundër Dukagjinit ia mohuan një penallti të pastër! –...

Ankohet Feronikeli ’74, kundër Dukagjinit ia mohuan një penallti të pastër! – Indeksonline.net

Skuadra e Feronikelit ’74 pësoi humbje sot ndaj Dukagjinit me shifrat 2:1, e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Në rrjetet sociale, klubi nga Drenasi ka bërë një reagim – pasi pretendojnë se u dëmtuan nga gjyqtari, shkruan Indeksonline

Klubi tregon një video në rrjetet sociale ku shihet një ndërhyrje “gërshër” në 16-metërsh. Ata aludojnë se kjo ishte penallti e pastër, por gjyqtari Mentor Ajeti as që u konsultua me sistemin VAR!

“Kështu shpërblehemi, përkundër që po japim maksimumin për të respektuar Supërligën deri në fund të garave!

“FC Feronikeli 74 beson në vlerat e sportivitetit dhe barazisë në fushën e blertë dhe nuk do të ndalë së kërkuari trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në garat zyrtare.

“Drejtësia në sport është bazë e zhvillimit të tij”, shkruhet në njoftimin e klubit

Gjykojeni vet:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT