Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e hapjeve të disa gropave për shkak të punimeve me energji elektrike.
Rasti ka ndodhur në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Prindi i fëmijës, Albert Dervishi, për redaksinë e Klankosova.tv tha se djali i tij ka pësuar krisje në këmbë si pasojë e këtij incidenti.
Ai, gjithashtu dërgoi fotografi të djalit të lënduar, si dhe gropave të krijuara në këtë zonë të Gjakovës.
“Janë gjashtë apo shtatë gropa të tilla, djali ka shkuar afër tyre, normal ai ka qenë duke luajtur. Edhe unë me ra në to, nuk mundem me dalë më. 2 metra e gjysmë apo 3 janë, katastrof”, u shpreh prindi i fëmijës për Klankosova.tv.
The post Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë appeared first on Klan Kosova.