E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeAnkesa e ZRrE-së: “Presion i jashtëzakonshëm ndaj Komerciales”

Ankesa e ZRrE-së: “Presion i jashtëzakonshëm ndaj Komerciales”

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) është ankuar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Komerciale të Shkallës së Parë që ka pezulluar vendimin e tyre për daljen në treg të lirë të energjisë për bizneset.

Në Shkallën e Dytë, ata kanë kërkuar që të anulohet ky aktgjykim.

Gazetari Berat Buzhala tha se pas kësaj ankese të ZRrE-së fshihet vetë qeveria.

E një gazetar tjetër po njofton se janë duke ndodhur zhvillime dramatike në fushën energjetike, raporton Klan Kosova.

Nëse kjo masë pezulluese do të refuzohej dhe vendimet e ZRrE-së hyjnë në fuqi, atëherë bizneset e Kosovës do të përballen me kolaps të shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thonë se vendimi i ZRrE-së është i njëanshëm për përfitime vetanake dhe ankesa do të iu refuzohet.

Para një jave, Gjykata Komerciale kishte vendosur që vendimi i ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë të pezullohej deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. /Klankosova.tv

The post Ankesa e ZRrE-së: “Presion i jashtëzakonshëm ndaj Komerciales” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT