Faturat e borxhit mujor për energji elektrike nga “Elektrosever” nuk i morën kurrë.
E kur për këtë u interesuan banorët e lagjes ”Lugina e Doktorëve” në Mitrovicën Veriore iu ndodhi diçka e papritur.
Bile veç kësaj, së fundmi nëpër shtëpi këtyre iu mbërritën edhe paralajmërime me shkrim se do të shkyçen nga rrjeti elektrik për shkak të mospagesës së borxheve.
Ky detyrim banorët thonë se u fry nga “Elektroseveri” që sipas tyre, nuk e zbatoi Marrëveshjen e Brukselit, sipas së cilës ishte paraparë që për një periudhë tremujore të aplikohej një faturë paushalle prej 21 euro e 60 cent.
Për këtë janë në dijeni edhe nga komuna. Por kryesuesi i kuvendit, Nexhat Ugljanin, thotë se vërejtjet që po i marrin banorët nuk janë as të vulosura.
Për këtë çështje, Kuvendi Komunal do të mbajë një dëgjim publik më 22 shtator, derisa po të njëjtën ditë do t’i njoftojë edhe institucionet qendrore me një shkresë zyrtare.
Klan Kosova ka provuar që të marrë një përgjigje edhe nga “Elektroseveri”, por të njëjtit s’kanë kthyer përgjigje deri tash.
The post Ankesa e veriorëve: Elektrosever ua lyp shqiptarëve nga 900 euro për rrymë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.