Ankesa e SBAShK: Nuk kemi kushte, s’ka rezultate të mira (VIDEO)

Ankesa e SBAShK: Nuk kemi kushte, s’ka rezultate të mira (VIDEO)

Në ambientet e shkollës jo, por në një seminar mësimdhënësit nga shtete të ndryshme u bënë bashkë.

Ata u mblodhën te dielën bashkë me përfaqësues nga SBAShK-ut në ditën e dytë të punëtorisë, të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit.

Mes vete këta diskutuan për përvojat dhe sfidat e tyre në sistemin arsimor të cilat nuk qenë të pakta.

Nga SBAShK-u thanë se sfidat vijnë si pasojë e kushteve të pamjaftueshme të punës.

Në punëtorinë dyditore e cila ka për qëllim që mësuesit të përmirësojnë arsimin, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./Klankosova.tv

The post Ankesa e SBAShK: Nuk kemi kushte, s’ka rezultate të mira (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.