Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeAnkesa e punëtorëve: Ligji për pagën minimale nuk po zbatohet (VIDEO)

Ankesa e punëtorëve: Ligji për pagën minimale nuk po zbatohet (VIDEO)

Rreth 300 punëtorë teknikë në Universitetin e Prishtinës po paguhen më pak se paga minimale prej 425 €, pavarësisht ndryshimit të ligjit për pagat që hyri në fuqi nga janari.

Jusuf Azemi, kryetar i SPSPK-së, tha se ankesat e sindikatës nuk janë marrë parasysh dhe punëtorët vazhdojnë të marrin 290 € që nga gushti i 2025.

Përfaqësuesi i punëtorëve, Arsim Gjinovci, paralajmëroi se nëse nuk arrihet marrëveshje në takimin e së premtes me rektoratin dhe operatorët ekonomikë, punonjësit do të ndërmarrin veprime sindikale dhe grevë që nga e hëna.

Inspektorati i punës nuk ka dhënë informacion nëse ka ndërmarrë masa për shkeljet, por në të kaluarën kompani për ngjashme ishte gjobitur me 1 mijë euro.

Ndiqeni kronikën e mëposhtme për detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT