Një banor i Fushë Kosovës është ankuar për gjendjen e një shtylle elektrike në lagjen “29”.
Ai ka dërguar fotografi të kësaj shtylle e cila shihej në gjendje tejet të dëmtuar, dhe e njëjta, sipas banorit, rrezikonte ata dhe fëmijët.
Lidhur me këtë shtyllë, Klankosova.tv ka kontaktuar KEDS-in nga ku kanë thënë se të njëjtën do ta rregullojnë gjatë ditës së nesërme.
“Ju informojmë se ekipi përkatës i KEDS-it do të zëvendësojë këtë shtyllë elektrike gjatë ditës së nesërme”, ka thënë Lulzim Krasniqi nga KEDS.
Ankohet banori i Fushë Kosovës: Shtylla e dëmtuar elektrike po na e rrezikon jetën
The post Ankesa e banorit të Fushë Kosovës: KEDS-i nesër e zëvendëson shtyllën elektrike appeared first on Klan Kosova.