12 tetori për të gjithë qytetarët e Kosovës është ditë shumë e rëndësishmë, për faktin se sot do të vendosin për kryetarët e 38 komunave.
Por, për spikeren e njohur, Anita Haradinajn, 12 tetori shënon ditën e lindjes së saj, transmeton Klankosova.tv.
Në një intervistë me gazetaren Gentiana Gashi, në kuadër të Maratonës Zgjedhore në Klan Kosova, Anita Haradinaj tha se në ditën e lindjes së saj, ajo bëhet shumë nostalgjike.
“Më merr shumë malli për gjithçka të jetës sime, posaçërisht për mamin tim, pastaj mërzitem, qaj, pastaj filloj dhe qeshi, sepse jeta vazhdon”, u shpreh Haradinaj.
Por si nisi dita e sotme e moderatores së lajmeve?
“Sot mëngjesi nisi më ndryshe. Sot po e përjetoj si është të jesh qytetar tamam, me zgjedh orarin kur dua me shku me votu”, u shpreh Haradinaj, pasi bashkëshorti i saj, Ramushi, votoi në Gllogjan pa të.
Megjithëse, ajo tha se edhe pa bashkëshortin e saj, ajo do ta hedh votën e saj.
The post Anita Haradinaj feston ditëlindjen, voton pa Ramushin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.