E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeAnisa Veseli: Ndihem thellësisht e prekur dhe e trishtuar…

Anisa Veseli: Ndihem thellësisht e prekur dhe e trishtuar…

Këngëtarja Anisa Veseli ka ndarë me ndjekësit një lajm të hidhur, pasi projekti i saj muzikor “Vetmia” është fshirë papritur nga platforma YouTube, pa ndonjë njoftim apo sqarim zyrtar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Vetmia” është një nga këngët më personale dhe të dashura për Anisën, e cila e konsideronte këtë projekt si një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të saj artistik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veseli shprehu trishtimin dhe dhimbjen që i shkaktoi kjo humbje, duke theksuar lidhjen e veçantë emocionale me këngën.

Fansat dhe ndjekësit e këngëtares kanë shprehur mbështetjen e tyre, ndërsa Anisa po kërkon përgjigje nga YouTube për arsyeve që çuan në fshirjen e papritur të projektit të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Anisa Veseli: Ndihem thellësisht e prekur dhe e trishtuar… appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT