Angellov: Qeveria pas zgjedhjeve do të merret me zgjidhjen e përhershme të problemeve me deponitë Drislla dhe Vardarishte

Angellov: Qeveria pas zgjedhjeve do të merret me zgjidhjen e përhershme të problemeve me deponitë Drislla dhe Vardarishte

Njeriu i parë i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov do të kërkojë nga institucionet kompetente të bëhen hulumtime plotësuese të përbërjes së ujërave ndotëse të cilat krijohen në deponinë Drislla dhe të konstatohet se cili është rreziku prej tyre. Theksoi se pas zgjedhjeve do t’i qasen zgjidhjes së përhershme të gjendjes sëd eponive Dreislla dhe Vardarishte.

Ai në konferencën e sotme për shtyp në Qendrën për menaxhim me kriza pas takimit të Shtabit të krizës theksoi se para zgjhdjeve nuk ndërmerren kurfarë ndrëhyrje për zgjidhjen e problemeve dhe se pas zgjedhjeve kreut të Qytetit të Shkupit dhe komunave do t’u ofrohen zgjidhje më afatgjata dhe siç përmendi, është e domosdoshme mbështetja nga shteti.


“Pres që kryetari i ri i Qytetit me mbështetje të Qeverisë t’i rergullojë këto deponi. Bëhet fjalë për proces voluminoz në[ të cilin duhet të përfshihen edhe komunat Gazi Babë dhe Kisella Vodë dhe ministri të tjera kompetente dhe institucione dhe të fillojë procesi i zgjidhjes së përhershme. Si Qeveri kemi qëllim serioz të merremi me zgjidhje të këtyre problemeve të hidhura”, tha Angellov.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për pasojat për njerëzir nga gjendja në dpeoninë Vardarishte, përmendi se atje ka sasi të mëdha të mbeturinave për të cilat tha se është e pamundur të mbulohet me dhe si dhe të parandalohet derdhja e ujërave të ndotura nëntokësore në Vardar.

“Do të bisedoj me përgjegjësit në dpeoni dhe do të kërkoj përgjigje. Opinioni meriton përgjigje dhe e di se nevojitet qasje studiuese në zgjidhjen e problemeve të dy deponive Drislla dhe Vardarishte”, tha Angellov.