Anëtari i KQZ-së ankohet për parregullsi në Belinc të Shtimes – kërkon hetime

Anëtari i KQZ-së ankohet për parregullsi në Belinc të Shtimes – kërkon hetime

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka shprehur shqetësim, siç thotë ai, për parregullsitë të evidentuara në vendvotimin 2207/01 në fshatin Belinc të Komunës së Shtimes

Përmes një postimi në Facebook, Gashi shkroi se ekzistojnë indikacione të qarta për shkelje të rëndë të procesit zgjedhor, përfshirë dyshimet për përdorimin e metodës së njohur si “Treni Bullgar”, gjetjen e një fletëvotimi fals dhe mungesën e fletëvotimit origjinal, transmeton Klankosova.tv.

“Bazuar në të dhënat e paraqitura, ekzistojnë indikacione të qarta për shkelje të rëndë të procesit zgjedhor, përfshirë dyshimet për përdorimin e metodës së njohur si “Treni Bullgar”, gjetjen e një fletëvotimi fals dhe mungesën e fletëvotimit origjinal. Këto elemente përbëjnë dyshime serioze për kryerjen e veprave penale që cenojnë integritetin e zgjedhjeve”, shkroi ai.

I njëjti  ka bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm nga organet kompetente, duke theksuar se “nëse këto dyshime vërtetohen, ky rast nuk guxon të mbetet në heshtje dhe pa pasoja ligjore, sepse çdo veprim që cenon vullnetin e qytetarëve përbën rrezik serioz për procesin demokratik në vend”.

The post Anëtari i KQZ-së ankohet për parregullsi në Belinc të Shtimes – kërkon hetime appeared first on Klan Kosova.