E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizAnëtarësimi i Kosovës në NATO, Haradinaj merr mbështetjen e plotë nga kongresmeni...

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Haradinaj merr mbështetjen e plotë nga kongresmeni Costa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga kongresmeni Jim Costa, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme.

Haradinaj tha se Costa është edhe mik i mirë i Kosovës.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte tema kryesore e këtij takimi, për çka Costa është përkrahës i anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike, transmeton Klankosova.tv

“Në hollësi diskutuam edhe për Planin e Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO, për çka pata mirëkuptimin e mbështetjen e plotë të kongresmenit Costa”, tha Haradinaj transmeton Klankosova.tv

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ishte lideri i vetëm politik nga Kosova që mori pjesë në inaugurimin e presidentit të 47-të të ShBA-së Donald Trump.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498