17:17 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Gj. Sh
Carlo Ancelotti po kalon ditët e funidt si trajner i Real Madridit.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur raportime se tekniku italain do të largohet nga klubi mbretëror në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave të ndryshme, Ancelotti tashmë ka arritur marrëveshje personale për tu bërë trajner i kombëtares së Brazilit.
Por sot është raportuar se në garë për të është futur edhe skuadra arabe, Al Hilal.
Madje Al Hilal është i gatshëm t’i ofrojë Carlo Ancelottit një kontratë tre-sezonale me një pagë vjetore prej 50 milionë eurosh./IndeksOnline/