Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur hapur për pritshmëritë që ka ndaj lojtarëve për Kupës e Botës 2026.
Ancelotti ka theksuar rëndësinë e ekuilibrit mes lojës së bukur dhe rezultateve.
“Kombëtarja e Brazilit dëshiron të luajë futboll të bukur dhe mund ta bëjë këtë, po, por gjithçka varet nga ajo që nënkupton me lojë të bukur”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
Sipas trajnerit italian, përkundër rëndësisë së lojës së bukur, angazhimi, puna në grup dhe fitorja janë prioritetet kryesore.
“Angazhimi dhe puna në grup janë thelbësore. Të luash bukur është e rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme është të fitosh”.
Ky është një sinjal i qartë se Brazili nuk do të nënvlerësojë asnjë aspekt të lojës në rrugën drejt titullit. /Telegrafi/