Amy Schumer tregon trupin e saj të hollë dhe zbulon se përdor dy ilaçe për humbje peshe: Dua të jem e sinqertë

Amy Schumer tregon trupin e saj të hollë dhe zbulon se përdor dy ilaçe për humbje peshe: Dua të jem e sinqertë

Aktorja dhe komediane amerikane Amy Schumer ndau një foto të re ku tregon linjat e saj të holla.

Schumer udhëtoi së fundmi për në Las Vegas me miqtë e saj Alex Saks dhe Jillian Bell, dhe ndau një foto ku tregon humbjen e saj të ndjeshme në peshë.


Postimi i saj u pasua nga një sërë komentesh nga fansat, të cilët vlerësuan transformimin e saj.

“Mami e dobët”, “Këmbët janë në plan të parë”, “Duhet t’i tregosh edhe më shumë këmbët”, ishin disa nga komentet.

Schumer më parë foli hapur për procesin e humbjes së peshës, përfshirë “përvojën e tmerrshme” me Ozempicën, dhe zbuloi se ka vendosur t’i nënshtrohet liposuksionit në vitin 2022.

“E provova Ozempicin pothuajse tre vjet më parë dhe isha sikur isha e shtrirë në shtrat. Po vjellja dhe nuk kisha energji, por të tjerë po e marrin dhe të gjithë duket se janë mirë”, tha ajo.

Ajo pranoi më tej se simptomat që përjetoi pas marrjes së këtij ilaçi nuk ia vlenin humbjes së shpejtë të peshës. Ajo foli gjithashtu për këtë ilaç dhe procesin e humbjes së peshës në vitin 2023 në emisionin “Watch What Happens Live” ku tha: “Ji e sinqertë me njerëzit. Kur vendosa të bëja liposuksion, e thashë publikisht, nuk fsheha asgjë.”

Schimer zbuloi së fundmi se kishte gjetur një kombinim ilaçesh që i dha rezultate të mira dhe theksoi se është e rëndësishme të jetë gjithmonë transparente në lidhje me humbjen e peshës dhe shëndetin e saj, shkruan People

“Të gjithë i bëjnë këto gjëra para kamerave, doja vetëm të isha e sinqertë për këtë,” tha ajo. /Telegrafi/