Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur përpara ndeshjes së fundjavës ndaj Sunderland, një përballje që vjen në një moment kritik për të dhe për skuadrën.
Pas një fillimi të dobët sezonal dhe rezultateve jo të qëndrueshme, Amorim është vënë nën presion të madh dhe kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij në krye të klubit.
Ai është i vetëdijshëm për rrezikun dhe vlerëson kundërshtarin si një skuadër të fortë dhe të organizuar.
“Do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë, ata po luajnë shumë mirë. Kur i sheh ndeshjet e tyre, ata barazojnë me një lojtar më pak në finalen e ndeshjes. Ata marrin një pikë dhe pastaj fitojnë në ndeshjen e fundit kundër Brentford. Mendoj se detajet po e ndryshojnë shumë tabelën, kështu që duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj. Pra, është një ekip që luan shumë mirë, me një sistem të qartë, 4-3-3 me shumë rotacione në anë të fushës”, ka thënë Amorim fillimisht.
Trajneri portugez theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë, duke pranuar se Manchester United nuk ka qenë konstant në paraqitjet e tij, sipas Amorim, ndryshimet në qasjen dhe përqendrimin e lojtarëve në ndeshje të ndryshme po ndikojnë negativisht në performancë.
“Ne tashmë flasim për këtë, nëse e shihni gjatë gjashtë ndeshjeve gjatë këtij sezoni nuk jemi gjithmonë i njëjti ekip në gjëra të vogla. Më shumë në mënyrën se si luajmë. I gjithë përpjekja që kemi bërë, përpjekja maksimale në çdo gjë. Mendoj se nuk është e njëjta gjë në ndeshje të ndryshme. Duhet ta gjejmë atë ekuilibër, kjo do të ndryshojë gjithçka për ne”.
Ai këmbënguli se problemet nuk vijnë nga formacioni, por nga mënyra se si ekipi reagon dhe interpreton ndeshjet në fushë.
“Mënyra se si pësojmë gola, krijojmë raste, kjo nuk ka të bëjë fare me sistemin, ky është mendimi im. Nuk po them se kjo skuadër do të bëjë më mirë në një sistem tjetër, nuk është kjo poenta ime. Poenta ime është që nëse i shoh ndeshjet që nuk i fituam, gjëja më e rëndësishme kur e pashë ndeshjen nuk është se humbëm për shkak të sistemit. Ky është mendimi im, pastaj njerëzit kanë mendime të ndryshme dhe kjo është në rregull”.
Ai gjithashtu komentoi mbi pasigurinë dhe luhatjet brenda vetë ekipit, duke thënë se nuk është problemi se sistemi herë funksionon e herë jo, por se ekipi nuk e aplikon në mënyrë të njëtrajtshme dhe të vazhdueshme planin e lojës.
“Ishte, por nuk mund të thuash që një gjë nuk funksionon, kur funksionon një fundjavë. Kur gjërat funksionojnë një ditë dhe ditën tjetër jo. Ka të bëjë me mënyrën se si e bëjmë të njëjtën gjë. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë, në çdo mënyrë, dhe nuk po e bëjmë të njëjtën gjë çdo ditë. Disa prej jush kanë një mendim të ndryshëm, por kjo është në rregull”.
Në fund, Amorim iu drejtua tifozëve me një thirrje për durim dhe besim, duke theksuar se nuk është momenti për premtime, por për veprime në fushë.
Ai u shpreh se skuadra duhet të përqendrohet tek puna dhe të kthejë besimin e humbur përmes rezultateve.
“Nuk është koha për të thënë, është koha për të treguar. Mund t’i shoh ndeshjet e këtij sezoni, për mua ato janë krejtësisht të ndryshme, ka disa gjëra të njëjta, disa të ndryshme. Ka gjëra të tjera që nuk mund t’i ndryshojmë. Në ndeshjet e tjera nuk jemi e njëjta skuadër në disa detaje. Nuk kam asgjë për të thënë në këtë moment. Puna ime është ta përgatis ekipin”, përfundoi trajneri Amorim. /Telegrafi/