E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
HomeSportAmorim shijon fitoren e parë me Unitedin

Amorim shijon fitoren e parë me Unitedin

Ruben Amorim iu kthye fitoreve, të cilave nuk iu nda këtë sezon sa drejtoi Benfican në Portugali.

Me të marrë drejtimin e skuadrës angleze Manchester United, në ndeshjen e parë ai nuk arriti asgjë më shumë se një barazim, duke iu prishur seria e fitoreve.

Por, deri te fitorja arriti në Ligën e Evropës, kundër skuadrës norvegjeze, Bodo Glimt.

Anglezët e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar qysh në minutën e parë përmes Garnachos.

Por mysafirët u treguan dinakë, duke shënuar dy gola të shpejtë (19’ dhe 23’).

E pak pa përfunduar pjesa e parë, Hojlund barazoi shifrat.

Kur po kalonte minuta e pestë e pjesës së dytë, i njëjti lojtar kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.

United gjendet në pozitën e 12-të në fazën e ligës së Ligës së Evropës me 9 pikë nga 5 ndeshje, kurse norvegjezët janë pesë pozita më poshtë me 7 pikë nga pesë ndeshje.

Tottenhami nga ana tjetër, arriti vetëm barazim me Romën (2-2).

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT