Amorim: Po përmirësohemi, por duhet të shënojmë gola

Amorim: Po përmirësohemi, por duhet të shënojmë gola

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka theksuar rëndësinë e lidhjes së të dhënave të performancës me paraqitjet në fushë, pas statistikave inkurajuese pavarësisht rezultateve të përziera në fillim të sezonit.

United do të luajë nesër (e diel) në udhëtim te Manchester City në ndeshjen derbi të javës së katërt në Ligën Premier.


Para këtij takimi ka folur trajneri i Djajve të Kuq, Amorim, i cili është i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por pret t’i konkretizojnë rastet.

“Kjo është e rëndësishme edhe për t’ua treguar lojtarëve. Por ne gjithashtu i lidhim këto të dhëna me imazhin dhe mendoj se mund të luanim më mirë kundër Fulhamit”, ka thënë fillimisht Amorim.

“Ne duhet të jemi ende në Kupën Carabao dhe ua tregojmë këtë sot lojtarëve, për t’u rikthyer edhe në atë mendësi se kemi shumë për të bërë. Dhe e dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje për tifozët tanë”.

“Pra, sigurisht, i përdorëm të gjitha këto të dhëna për t’u thënë lojtarëve se po përmirësohemi, por duhet të shënojmë gola dhe mendoj se e kemi pasur këtë problem me këto ndeshje të para”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/