Pas një tjetër disfate zhgënjyese, trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, është përballur me valë kritikash dhe zëra të shtuar për shkarkim, pas humbjes 2-1 nga Brentford në Premierligë.
Tekniku portugez u shfaq i mërzitur në konferencën për media pas ndeshjes, por tha qartë se nuk ndien frikë për të ardhmen e tij në “Old Trafford”:
“Shkarkimi im? Nuk kam frikë sepse nuk varet nga unë.”, deklaroi Amorim.
Manchester United po kalon një periudhë jo stabile në fillim të sezonit. Skuadra ka pësuar tre humbje në gjashtë ndeshje të Premierligës, ndërsa ka dy fitore dhe një barazim.
Përveç rezultateve në kampionat, “Djajtë e kuq” u eliminuan herët edhe nga Carabao Cup, pas humbjes befasuese nga skuadra e ligës më të ulët, Grimsby Town.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!