Manchester United do të zhvillojë sot ndeshjen ndaj West Hamit.
Ata do të tentojnë të ndalin ecurinë e tyre negative në Premierligë, të cilët në 5 ndeshjet e fundit kanë humbur 3 ndeshje dhe kanë barazuar në 2.
Mirëpo në formacionin e tij, Ruben Amorim ka vendosur të lë në stol portierin Andre Onana, duke vendosur që ta aktivizojë turkun Bayindir në vend të tij.
Your Reds to face the Hammers ❤️🔥#MUFC || #MUNWHU
— Manchester United (@ManUtd) May 11, 2025
Manchester United, në Premierligë gjendet aktualisht në pozitën e 15-të me 39 pikë, i cili është edhe sezoni i tyre më i dobët në shekullin 21.
Mirëpo “Djajtë e Kuq”, mund të përfundojnë sezonin me trofe, pasi që gjenden në finalen e Ligës së Evropës ndaj Tottenhamit./IndeksOnline/