13:48 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / Gj. Sh
Kapiteni i Kosovës, AMir Rrahmani, është vlerësuar si mbrojtësi më efektiv në Serie A.
Rrahmani me skuadrën e Napolit janë lider në tabelë, duke pasur mundësinë për të ngitur trofeun e dytë brenda tre viteve, shkruan IndeksOnline.
Ai ka lënë pas vetes emra të njohur të mbrojtjes së skuadrave elitare në Serie A, si dhe përfaqësues të Italisë e Spanjës.
Ndërsa mbrojtësi tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti i cili luan te Atalanta, renditet në pozitën e katërt./IndeksOnline/