Tuesday, March 24, 2026
spot_img
HomeLajmeAmir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin pas lëndimit muskulor

Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin pas lëndimit muskulor

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka zhvilluar të martën stërvitjen e tij të parë pas lëndimit muskulor që pësoi më 15 shkurt në ndeshjen Napoli – Roma, e cila përfundoi 2-2.

Mbrojtësi i Napolit mungoi disa javë, duke lënë një boshllëk të ndjeshëm në qendër të mbrojtjes së skuadrës së tij dhe përfaqësueses së Kosovës. Mediumet italiane raportojnë se Rrahmani ka qenë i pranishëm në qendrën stërvitore të Napolit, duke dhënë sinjale pozitive për rikuperimin e tij të shpejtë.

Sipas calcionapoli1926.it, mbrojtësi do të mungojë për Kosovën në ‘play-off’ për Kupën e Botës, duke e detyruar skuadrën të paraqitet pa kapitenin në ndeshjet vendimtare.

“Kosova do të paraqitet pa kapitenin e saj, i cili u kthye në qendrën stërvitore sot për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Pritej që ai të ishte i gatshëm në fund të prillit. Por rikuperimi i Amirit është përshpejtuar dhe do të jetë në fushë për ndeshjen ndaj Parmas,” raporton media italiane.

Ekziston gjithashtu mundësia që Rrahmani të ulet në stol për ndeshjen ndaj Milanit, por për momentin nuk ka konfirmim përfundimtar. Rikthimi i tij para përfundimit të sezonit konsiderohet një lajm i mirë për Napolin, që po përgatitet për fazat vendimtare të Serie A dhe Kupës së Italisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT