Skuadra e Napolit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Torinos në ndeshjen e javës së 34-të në Serie A.
Golat për ekipin e Antonio Contes i shënoi mesfushori skocez, McTominay, shkruan Indeksonline
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani luajti gjithë ndeshjen, përkundër që pati një shqetësim të vogël në pjesën e parë.
Rraha u vlerësua me notën 7.8 në sajtin e njohur “Flashscore” dhe ishte një nga më të mirët në fushë.
Kujtojmë që me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 74 pikëve në pozitën e parë, tri më shumë se vendi i dytë, Interi (71)./Indeksonline/
