Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka konfirmuar publikisht lidhjen me blogeren e njohur Drita Stublla.
Çifti është fotografuar duke ecur dorë për dore në rrugët e Napolit, duke hequr çdo dyshim mbi romancën e tyre.
Prej muajsh qarkullonin thashetheme për marrëdhënien e tyre, por tani zyrtarizimi i pamjeve ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.
Rrahmani, një nga figurat kryesore të futbollit kosovar dhe lojtar kyç te Napoli në Serie A, duket se po gjen ekuilibrin mes karrierës profesionale dhe jetës private. Nga ana tjetër, Stublla njihet për aktivitetin e saj në botën e modës dhe rrjeteve sociale, ku numëron mijëra ndjekës dhe komentohet për stilin e saj.
Fotografitë e publikuara janë bërë kryefjalë e mediave rozë, ndërsa fansat kanë reaguar me kuriozitet ndaj këtij çifti të ri të njohur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!