Në emisionin “Kosova Today” u diskutua rreth sulmeve izraelite dhe amerikane në territorin e Iranit.
Endri Tafani tha se Iranit po i bëhet presion për çështjen e uraniumit, dhe kthimit të tij në tavolinën e negociatave lidhur me këtë çështje, transmeton Klankosova.tv.
“Një përshkallëzim i situatës ishte i pritshëm të ndodhte për faktin se me mbarimin e goditjeve të atyre që ishin qendra të pasurimit të uraniumi, e që pretendoheshin që mund të bëheshin bomba bërthamore, fushata pastaj në qoftë se nuk e detyron Iranin të ulet në tavolinën e bisedimeve për çështjen e uraniumit, do të vazhdojë në drejtim të ndryshimit të qeverisjes në Iran, pra do goditen si u goditën në fillim, zinxhiri komandues, do goditet infrastruktura ushtarake, qendrat e komandës, e gjitha kjo në kuadër të një presioni të vazhdueshëm mbi Iranin”, tha Tafani.
Nga ana tjetër, analisti Azdren Shala dhe se roli i Amerikës është i qartë, që të instalojë demokracinë në vendet, siç i quan ai, që vuajnë ende nga diktatura.
“Unë besoj që Amerika, që pas Luftës së Dytë Botërore e ka një mision fisnik, e që është instalimi i demokracisë, i një modeli të qeverisjes në vendet që vuajnë ende nga diktaturat”, u shpreh Shala.
Ndryshe, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se Irani ka qenë në dijeni për këto sulme, dhe për këtë arsye ka bartur arsenalin bërthamor.
“Ata kanë bartur me kohë arsenalin bërthamor, dhe efektet pas bombardimeve tregojnë që nuk ka një rrezatim të dukshëm”, u shpreh Ibishi.
The post “Amerika ka një mision fisnik, instalimin e demokracisë në vendet diktatoriale” – diskutohen sulmet në Iran appeared first on Klan Kosova.